Lazio, Immobile shfryn në Instagram: Jam i lodhur, t’ju vijë turp

Ciro Immobile prej javësh ka qenë në qendër të lajmeve sportive më shumë për tamponët sesa për golat e shënuar dhe kjo ka bërë që sulmuesi të humbasë durimin. Futbollisti është kthyer në dispozicion të trajnerit Inzaghi pasi rezultoi negativ në testet e fundit dhe gjen mënyrën e tij për të shfryrë ndaj gjithckaje ka ndodhur këto kohë dhe këtë e bën nëpërmjet rrjetit social Instagram.

Futbollistit nuk i kanë pëlqyer disa nënkuptime të medias në lidhje me cështjen Covid në javët e fundit si dhe dyshimet e ngritura për mos respektim të protokollit.

‘Jam i befasuar-shfryu Immobile në Instagram Story-nuk është gazetari sportive të hedhësh baltë dhe të forcosh urrejtje e ligësi kundër personave. Jam lodhur së qëndruari në heshtje dhe së gëlltituri akuza krejtësisht të padrejta. Jam lodhur dhe ndjej neveri kur lexoj fjalët që thuhen për mua si person që më bëjnë të dridhem. nëse doni vërtet të flisni, bëjeni për Ciron si futbollist sepse ju nuk mund të jeni Ciro si person. T’ju vijë turp’

Por Immobile nuk ishte i vetëm në këtë pikë, edhe bashkëshortja e tij, Jessica Malena, por nëpërmjet një postimi në Instagram Story bëri të njëjtën gjë.

‘Mendoj se në jetë kam njohur pak persona të ndershëm dhe të përgjegjshëm si ty-ishin fjalët e Malenës për Ciron-nuk është e nevojshme të them përse. Sepse ajo që ka rëndësi është ajo cfarë dime. Por gjithcka e ka një kufi. Shkruani për të, flisni për të si një futbollist, por si person lëreni të qetë se dukeni keq! Mund t’ju shpjegoj kuptimin e fjalës person e sidomos të fjalëve respekt, përulësi dhe të ndjenjës së sakrificës. Kujtoni, se pas një futbollisti, në radhë të parë qëndron një person’.

sfidanti.al