Rashica e Shik, këta janë yjet e parë të Milanit të Rangnikut!

E përditshmja “Bild” shkruante se shqiptari i Kosovës ishte i shtrenjtë për Lajpcigun, edhe pse kartoni i tij kushton jo më shumë se 30 milionë euro. Gjithsesi, duket se këtë shumë nuk do ta ketë problem Milani, pasi klubi italian, sipas asaj që shkruan “La Gazeta delo Sporti”, ka nisur punën për të marrë Milot Rashicën, por edhe Patrik Shikun. Ky i fundit luan pikërisht për Lajpcigun, ndërsa Rashica ra në sy tek Verderi. Për fatin e keq të Milanit, Verderi mbijetoi në Bundesligë dhe kartoni i shqiptarit 23-vjeçar nuk zbriti në 15 milionë euro, siç do të kishte qenë në rast të rënies në kategorinë e dytë. Rashicën dhe Shikun i do Ralf Rangnik, drejtuesi i ardhshëm teknik i kuqezinjve, dhe drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet edhe me agjentin e shqiptarit, Altin Lala.

Sfidanti.al