F1, Alonso, zyrtarisht pilot i Renault duke nisur nga 2021

Tani është zyrtare; Fernando Alonso do të kthehet në Formula 1. Pas largimit të tij në fund të sezonit 2018, piloti spanjoll vendosi të kthehet në këtë kampionat duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe këtë do ta bëjë me skuadrën e Renault. Te skuderia franceze, Fernando Alonso do të zëvendësojë Daniel Ricciardon që do të kalojë te McLaren dhe shoku i tij i skuadrës do të jetë Sebastian Ocon

‘Renault është familja ime, kujtimet e mia më të shtrenjta në Formula 1 me 2 titujt botërorë, por tani shoh drejt së ardhmes-u shpreh Fernando Alonso pas zyrtarizimit të lajmit nga ana e skuderisë franceze-është një burim i madh krenarie dhe me shumë emocione po kthehem te skuadra që më dha mundësinë në fillimet e karrierës sime dhe tani po më jep mundësinë që të kthehem në nivelet maksimale. Kam principe dhe ambicie që janë në një linjë me skuadrën. Progresi i saj këtë dimër i japin besueshmëri për objektivat për sezonin 2022 dhe do të ndaj eksperiencën time me të gjithë’.

Sfidanti.al