Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, reagoi në mënyrën e tij origjinale ndaj akuzave se ai duhej të nxirrej jashtë me të kuqe, kur ndërhyri me forcë ndaj Luis Suarezit në ndeshjen e fundit “El Klasiko”. Ashtu sikurse ndodh rëndom mbas çdo derbi të tillë, edhe mbas kësaj ndeshjeje pati shumë debate për disa momente të diskutueshëm të saj, sidomos, për një rast të pjesës së tyre, kur kapiteni i Realit e goditi Luis Suarezin në fytyrë dhe gjyqtari i tregoi Ramosit vetëm kartonin e verdhë, ndërkohë që tifozët e Barçës konsiderojnë se faulli ishte i qëllimshëm dhe se ai duhej të ishte nxjerrë jashtë me të kuqe.
“Ata, në Barcelonë, me siguri duan që unë të hyj në burg bashkë me Puçdemonin (politikan i lartë pro pavarësisë së Katalonjës, kundër të cilit autoritetet e Madridit kanë lëshuar një urdhër arresti)! Unë e godita krejt pa dashje Suarezin”, vuri në dukje Ramosi.
Sfidanti.al