2017/2018 duket se do të jetë sezoni i fundit i Karim Benzema me fanelën e Realit të Madridit. Sulmuesi francez është prej kohësh në një krizë të thellë përsa u përket paraqitjeve të tij në fushën e lojës dhe kjo u pa edhe në klasiken e së shtunës. Kjo ka bërë që raportet mes tij dhe ‘Los Blancos’ të mos jenë si dikur, ndërkohë që rruget mes tyre janë të destinuara të ndahen në muajt e verës.
Është e përditshmja spanjolle ‘Marca’ ajo që flet për mundësinë e këtij divorci mes sulmuesit francez dhe kampionëve të Spanjës të cilët për më tepër kanë kohë që janë vënë në ndjekje të një sulmuesi tjetër ku në listën e dëshirave shfaqet edhe emri i Mauro Ikardit.
Sfidanti.al