Çfarë doni,  Nejmari i gëzohet publikisht humbjes së Realit të Madridit, !

Sigurisht që fitorja 3-0 e Barcelonës ndaj Realit të Madirdit i ka gëzuar pa masë të gjithë tifozët e saj në Spanjë dhe anekënd botës, midis tyre, duket se edhe ish-futbollistin e ekipit katalonjas Nejmar, emri i të cilit, kohët e fundit, është lidhur shpesh herë me klubin “mbretëror”. Mediume të ndryshëm kanë shkruar, vazhdimisht, se, në fund të këtij sezoni, Nejmari do të kalojë nga  PSZH-ja për te Reali i Madridit, por fakti që ai iu gëzua publikisht fitores së ish-ekipit të tij tregon se transferimi i tij eventual te klubi “mbretëror” është më shumë spekulim i medias.

Sido që të jetë, Nejmari, në Instagramin e vet, tregoi se ai vazhdon edhe më tej që të jetë tifoz me Leo Mesin dhe ish-bashklojtarët e tij të tjerë, duke qenë se i vuri lajk fotos që ka publikuar Barcelona.

Sfidanti.al