Sulmuesi veteran gjerman, Mario Gomnez, edhe zyrtarisht, do të bëhet pjesëtar i klubit të tij, Shtutgart, pasi Volfsburgu e çliroi atë nga kontrata aktive. Kështu, ky sulmuesi i gjatë do të kthehet të klubi i tij “mëmë”, nga ku ai edhe doli dhe u bë i njohur, u bë kampion i Bundesligës dhe zuri vend në përfaqësuesen gjermane.
Të Volfsburgu, Gomezi, gjatë një sezoni e gjysmë, nuk ra shumë në sy mbas kthimit të tij nga Turqia, kurse, tani, i motivuar në klubin e tij të parë, ai do të përpiqet që të bjerë në sy para fillimiut të kampionatit botëror të Rusisë. Ish-futbollist i Bajernit të Mynihut, Fiorentinës dhe Beshiktashit, Gomezi ka luajtur me kombëtaren e Gjermanisë në 71 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola.
Sfidanti.al