Rafael Nadal, tifoz kamaleon, tani eshte me …Atletiko Madrid

Si tifoz futbolli, Rafael Nadal fiton gjithmone. Spanjolli kur ka raketen e tenisit ne dore i ka idete gjithmone shume te qarta, por kur behet fjale per pasionin tjeter te tij, futbollin ketu idete sikur ngaterrohen por me fund ai del triumfues.

Kur ishte femije ishte nje tifoz i Barcelones, fale edhe xhaxhait te tij, Migel Anhel qe ka luajtur me fanelen e kesaj skuadre. Me pas u be nje tifoz i flakte i Realit te Madridit, kurse tani duket se eshte nje ‘colchonero’. Me pak fjale me harkun e pak javeve 11 here fituesi i turneut te Montekarlos mund te festoje 3 here. U kenaq me fitoren e La Liges nga Barcelona? Po, eshte e mundur.

Por Europa League e Atletikos se Madridit eshte nje rast shume tundues per te festuar serish. Por çfare mund te thuhet per mundesine e suksesit te trete radhazi me Champions te Realit? Pasi e kemi pare ne foto me fanelen e Barcelones dhe Realit, Nadal u shfaq edhe me shallin e Atletikos ne qafe pikerisht me ndeshjen gjysmefinale te Europa League  me Arsenalin me bekimin e presidentit Gil Marin. ‘Me sa di une Nadal eshte tifoz i Atletikos dhe ai nuk e di-u shpreh presidenti i Atletikos. Edhe i Realit te Madridit, edhe Barcelones e me shume gjasa eshte edhe tifoz i Majorkes.

Sfidanti.al