Racizmi “na ndihmon”, kombëtarja luan në Hungari pa tifozë kundërshtarë!

Kur të vijë në tetor një nga ndeshjet më vendimtare për shanset tona për vendin e dytë në grupin eleminator të Botërorit, do të gjejmë një atmosferë më të lehtë, të paktën në letër. Kombëtarja ndeshjet me Hungarinë në Budapest pa tifozë në stadium pas vendimit të FIFA-s për të ndëshkuar skuadrën vendase për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjen e kaluar ndaj Anglisë. Një pjesë e publikut ofendoi në mënyrë raciste Rahim Stërlingun dhe Xhud Belinghamin, dhe reagimi i FIFA-s nuk vonoi. Përveç kësaj, Federata Hungareze e Futbollit u gjobit me rreth 180 000 euro, gjoba më e madhe e dhënë deri tani. Kjo për shkak se kjo sjellje e tifozëve hungarezë është e përsëritur. Shqipëria ka shanse të paktën matematike për të dalë në vend të dytë në grup pas Anglisë, dhe për të luajtur në plej of për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës.

Sfidanti.al