Për legjendën Tardeli, Juventusi nuk është i fortë dhe nuk ka yje!

Kristiano Ronaldo ishte i fundit, ndërsa më parë kanë qenë Andrea Pirlo, Pol Pogba apo Karlos Tevez. Të mos flasim për Bufonine larguar, Kielinin e Bonuçin që tani nuk janë më të rinj. Juventusi i sotëm është tjetër dhe me të drejtë Marko Tardeli vendos “gishtin në plagë”. “Juvja nuk është aq e fortë dhe e qendrueshme sa ka qenë përpara, – thotë legjenda e dikurshme, – po ashtu, në ekip nuk ka yje, nuk ka lojtarë jashtëklasi. Një si Ronaldo zgjidhte ndeshje të caktuara me klasin e tij, ndërsa lojtarë si Kean apo Kulushevski nuk kanë treguar ende se e meritojnë Juven. Shpresoj që Dibala të jetë ylli i ekipit”. Tardeli ka besim tek Alegri se mund ta ndreqë situatën, siç bëri 6 vjet më parë kur fitoi titullin, ndonëse pranon se konkurrenca tani është më e fortë.

Sfidanti.al