Tieri Henri nuk habitet nga Mesi, por ka besim tek ai!

Kanë qenë shokë skuadre edhe pse për pak kohë tek Barcelona. Tieri Henri e njeh mjaftueshëm Lionel Mesin, por sidomos njeh mentalitetin e një lojtari të madh, aq sa për të mos u habitur nga reagimi i argjentinasit kur u zëvendësua nga trajneri Maurisio Poçetino. Mesi u nxorr nga loja në 76’ në ndeshjen PSG-Lion në ligën franceze, dhe e vështroi trajnerin i habitur e i zhgënjyer, duke bërë gjeste edhe me duar. U duk edhe se nuk deshi t’i jepte dorën. “Nuk habitem nga kjo, – tha Henri, – ndoshta, Mesi nuk mendonte se do të dilte nga loja, ai ndoshta po mendonte që të shënonte gol. Gjithsesi, le të mos spekullojmë, ne nuk e dimë sesi është gjendja tek Paris SG. Unë kam besim se Mesi do të nisë të shënojë gola, dhe kjo do të vijë natyrshëm. Duhet kohë për t’u përshtatur në një ekip të ri, dhe kjo vlen edhe për lojtarin më të mirë të botës”.

Sfidanti.al