Kur e morën 7-8 muaj më parë, lavdet ishin të mëdha. Ernest Muçi u cilësua nga mediat polake si talenti më i madh i Superligës shqiptare, dhe tifozët e Legias po e kuptojnë se komplimentet nuk ishin të tepruara. Sulmuesi 20-vjeçar, që mbërriti në Varshavë nga Tirana, po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist, dhe mund të thuhet se për momentin është lojtari më i mirë i ekipit. Pas fitoi vjet titullin në Superligën polake me emrin Ekstraklasa, Muçi ka zënë vend gjithnjë e më shumë në formacion, dhe është shënuesi më i mirë i Legias këtë sezon në kampionat.
Ai ka dy gola në 6 ndeshje, ndërsa ka luajtur mesatarisht 60 minuta për çdo takim, më pak sesa lojtarët e tjerë që kanë shënuar më pak se ai. Po ashtu, ai ishte i jashtëzakonshëm me aksionin që solli golin në fitoren e madhe 1-0 në fushën e Spartakut të Moskës në Ligën e Europës, një sukses tepër i ndjeshëm për tifozët polakë. Muçi është një nga lojtarët e paktë shqiptarë që vlerësohet si më i miri dhe më i talentuari i ekipit, diçka që mund të mburren se e kanë arritur të tillë si Myrto Uzuni në Hungari me Ferencvaroshin apo Nedim Bajrami me Empolin në Serinë A italiane. Pritet që me futbollistë të tillë të rinj në moshë, e ardhmja e kombëtares shqiptare të jetë e siguruar.
Sfidanti.al