PSG “turpërohet” me ofertën që bëri për të blerë “Parkun e Princave”!

Klubi francez, i udhëhequr nga sheikët e Katarit, ka dëshirë që të bëhet si Reali, Barcelona, Bajerni, Juventusi apo klubet angleze. Paris SG dëshiron që stadiumi “Parku i Princave” të blihet prej tij, dhe të mos jetë më pronë publike e qytetit të Parisit, siç është “Olimpiku” i Romës apo “San Siro” i Milanos. Gjithsesi, dëshira është një gjë dhe mundësia apo ajo që bën konkretisht është diçka tjetër. Sipas mediave, presidenti Al Helaifi ka ofruar rreth 40 milionë euro, ndërsa vlerësimi i pushtetit vendor për stadiumin është rreth 340 milionë euro. Një diferencë prej rreth 8-9 herësh që e bën të vështirë një marrëveshje.

Sfidanti.al