PSG “sfidon” Realin, “gjigandët” e Evropës në ndjekje të Kolo Muani

Duke marrë parasysh boshllëkun “gjigand”, që mund të shkaktojë largimi i Kiljan Mbape, në sulmin e PSG, bordi i këtyre të fundit ka vendosur të hapë “thesin” këtë merkato vere e të transferojë disa lojtarë që mund të çojnë ekipin drejt titullit të Çampions Ligës, aq shumë të kërkuar.

Për këtë arsye, “gjigandët” francezë dëshirojnë të transferojnë, “yllin” e “shqiponjave” të Eintrakt Frankfurt, Randal Kolo Muani, me kartonin e këtij të fundit që vlerësohet 100 milionë euro nga gjermanët. Mirëpo, duket se kampionët e Ligue 1 nuk janë të vetmit që interesohen për kartonin e “fantazistit” francez, pasi për autorin e 23 golave e 17 asistimeve në 46 përballjet e sezonit të kaluar interesohen dhe “gjigandët” spanjollë të Real Madrid.

 

sfidanti.al