Ndër ekipet më aktive gjatë kësaj merkatoje vere, pa dyshimin më të vogël mund të themi se “gjigandët” francezë të PSG, të cilët janë duke blerë të gjithë lojtarët, e nevojitur për krijimin e një grupi “të magjishëm” lojtarësh, që mund t’i çojnë kampionët e Francës drejt trofeut të shumë kërkuar të Champions Ligës.
Përveç kësaj, “ylli” i sulmit të tyre, Kiljan Mbape shihet gjithnjë e më larg francezëve e për këtë arsye, Presidenti Al-Kelaifi po mendon për afrimin e një “bomberi” të vërtetë. Bëhet fjalë për “yllin” anglez, Herri Kejn, i cili tashmë ndodhet dhe në “radarët” e francezëve. Bisedimet pritet të nisin javën e ardhshme, por duke ditur dëshirën e Kejn për të kaluar te gjermanët duket se negociatat do të jenë disi të vështira.
sfidanti.al