PSG nuk dorëzohet, kampionët e Ligue 1 gati ofertën e dytë për Kolo Muanin

“Gjigandët” francezë të PSG-së kanê gati ofertën e re për “yllin” e sulmir, Randal Kolo Muanin, pasi “shqiponjat” e Eintrakt Frankfurtit refuzuan ofertën e parë të kampionëve të Ligue 1.

Bisedimet mes PSG-së dhe gjermanëve priten që tani të avancojnë, pasi vetë Kolo Muani po bën presion që Eintrakt Frankfurti ta pranojë largimin e tij, pasi ai ka rënë dakord për një marrëveshje 5-vjeçare me PSG-në javën e kaluar dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

 

sfidanti.al