PSG dhe Man. Junajtidi të mësojnë nga Reali: Treshja Modriç-Kros-Kasemiro kushtoi 65 milionë euro!

Është padyshim një nga treshet më të mëdha të futbollit të sotëm, dhe njëra nga më të mirat e të gjitha kohëve. Ndoshta nuk është në nivelin e treshes magjike Ksavi-Iniesta-Mesi të Barcelonës, por gjithsesi është një repart i jashtëzakonshëm që ka fituar tepër shumë me Realin. Luka Modriç, Toni Kros dhe Kasemiro janë “tre musketierët” në “Bernabeu” që kanë fituar së bashku 4 Champions dhe disa tituj në La Liga. Të tre së bashku i kanë kushtuar klubit madrilen vetëm 65 milionë euro, tepër-tepër pak për atë që kanë dhënë. Modriç erdhi nga Totenhemit për 35 milionë euro, Kros nga Bajerni për 25 milionë euro ndërsa Kasemiro për 5 milionë euro nga Sao Paulo e Brazilit. Le të mësojnë klube si Paris SG apo Mançester Junajtidi sesi krijohet një skuadër dhe sesi zbulohen kampionët.

Sfidanti.al