Ka shpresë që Embijd të luajë për Filadelfian ndaj Majemit!

Lajmi më i keq erdhi në momentin më të papërshtatshëm. Pikërisht kur Filadelfia duhej të kishte të gjithë potencialin e saj në dispozicion për duelin gjysmëfinal të Konferencës Lindore ndaj Majemit, kapiteni Zhoel Embijd pësoi dëmtim. Basketbollisti qendër ka krisje të kockës orbitale, pra pranë syrit, si dhe shembje, që u shkaktuan në duelin e ashpër ndaj Torontos në turin e parë të plej ofit. Trajneri Dok Rivers tha vetëm që “ka shpresë”, ndërsa ndeshja e parë në Arenën e Majemit do të jetë duke u gdhirë 2 maji sipas orës së Shqipërisë. Duket e sigurt që Embijd nuk do të jetë, një minus i madh pasi gjigandi ka shënuar mesatarisht 30 pikë për ndeshje. “Është një dëmtim serioz, – thotë Riversi, – e mira është se ai e ka pasur edhe më pëpara, por e keqja është se nuk ka një parashikim të saktë se kur do të kthehet”.

Sfidanti.al