Levandovski s’mund të shkojë tek Barcelona pa vendosur edhe një rekord

As edhe “Bomberi i Kombit” nuk ia kishte dalë, ndonëse ka arritje të tjera. Robert Levandovski shënoi golin e 18-të të sezonit jashtë fushe në Bundesligë, në një humbjen 1-3 të Bajernit në Mainc, dhe ky ishte rekordi. Një tjetër “shenjë” për legjendën polake, i cili sipas mediave bavareze është në rrugën drejt largimit për tek Barcelona. Rekordin e mëparshëm me 17 gola, Leva e kishte bashkë me Timo Vernerin dhe Jup Hajnkesin, ndërsa Gerd Myleri arriti deri në 15. Levandovski ka 34 gola këtë sezon në Bundesligë, dhe 311 rrjeta gjithsej në 382 ndeshje. Vetëm Gerd Myleri ka më shumë sesa ai, 365 dhe duke pasur një mesatare pak më të mirë me 0.85 gola për ndeshje, ndaj 0.82 që e ka Leva. Polaku ka rekordin e golave më të shumtë në një sezon të kampionatit me 41, ndaj 40 që e kishte Myleri.

Sfidanti.al