Pse Stiv Hoxh nuk e shet fanelën e Maradonës as për 2 milionë euro?!

Ishte në radhët e Anglisë në ndeshjet fatkeqe në çerekfinalet e Kupës së Botës 1986. Stiv Hoxh ishte hedhur në fushë nga trajneri Bobi Robson për duelin ndaj Argjentinës, ndërsa tekniku anglez kishte thënë shprehjen e famshme, “bëmë gati valixhet për t’u kthyer në shtëpi të eleminuar, por papritur kuptuam se kishim harruar Kupën e Botës”. Shpikësit e futbollit nuk e fituan dot trofeun, sepse atë ia mori djaloshi çapkën argjentinas, Diego Armando Maradona, me një gol me dorë dhe me golin e shekullit 5 minuta më pas.

Në fund të ndeshjes, Hoxh ndërroi fanelën me Diegon në tunelin e stadiumit “Azteka” të Nju Meksikos, dhe atë bluzë ai vazhdon ta mbajë për 34 vjet me radhë. Nuk ka dëgjuar kurrë ta shesë, edhe pse ofertat kanë qenë të mëdha. Sidomos, kjo vlen për tani pas vdekjes së Maradonës, dhe sipas specialistëve të fushës, në ankand vlera mund t’i shkojë 2 milionë euro. “Nuk kam ndërmend ta shes, – thotë Hoxh, – kërkesat janë mungesë respekti. Unë nuk dua të bëhem i pasur me këtë fanelë. Më pëlqen ta mbaj, ka një vlerë të jashtëzakonshme sentimentale, më jep një kënaqësi të madhe”. Hoxh është nga ata anglezë që nuk e fajëson argjentinasin për golin me dorë, sepse siç thotë “kushdo ka luajtur futboll, ka menduar ta bëjë atë veprim”.

Sfidanti.al