Pse Mesi nuk del në stërvitje? Sepse gjykon se nuk është më lojtar i Barcelonës!

Ende ka shumë nga ata që mendojnë se ai “po fryn muskujt” për të fituar “luftën civile” brenda klubit, veçse duket se “era ka drejtim tjetër”. Lionel Mesi vendosi të mos paraqitej në stërvitjen e Barcelonës, në ditën e parë të grumbullimit për sezonin e ri, dhe mediat spanjole shkruajnë se cilat ishin arsyet për këtë vendim. Sipas tyre, kapiteni e quan të vlefshme klauzolën që e lejon të largohet me parametër zero, pra nuk e cilëson më veten si lojtar të Barcelonës, e si pasojë nuk ka detyrim që të paraqitet aty ku më nuk është. Klubi pohon të kundërtën dhe kërkon 700 milionë euro për kartonin, veçse sipas Radios “Kadena Ser”, klauzola që e lë Mesin të lirë ekziston në kontratë dhe është e vlefshme. Tani pritet të shihet se çfarë do të bëjë klubi, ndërsa synimet e Mesit do të mësohen nëse presidenti Bartomeu jep dorëheqjen. Nëse, Bartomeu ikën dhe Leo largohet, ai e paska pasur mendjen të ndarë për t’ë ndarë rrugës me Barçën, nëse ndodh e kundërta, i bie që ai e ka pasur luftën me Bartomeun, dhe jo me Barcelonën.

Sfidanti.al