Cristiano Ronaldo përballet me një tjetër problem Champions, një kompeticion që nuk po mund ta fitojë që pas largimit nga Reali i Madridit. Këtë radhë ‘fajtorja’ është UEFA që e ka lënë portugezin e Juventusit jashtë skuadrës më të mirë me 23 lojtarë të sezonit në Ligën e Kampioneve, skuadër ku janë të përfshirë Lionel Messi dhe Neymar. Nuk I shërbeu aspak luzitanit fitorja e kampionatit italian me Juventusin, I 9 radhazi për të, në fakt Champions League është dicka tjetër
Ndërsa Messi u përfshi në këtë skuadrë edhe pse argjentinasi e mbylli sezonin me Barcelonën pa asnjë e trofe e për më tepër me një humbje të turpshme atë 8-2 ndaj Bayernitr. Për më tepër goli i argjentinasit ndaj Napolit u zgjodh më i bukuri i këtij sezoni në Ligën e Kampioneve. Në 8 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon, Ronaldo shënoi 4 gola dhe dha 1 assist, Messi luajti të njëjtin numër ndeshjesh duke shënuar 3 gola e dhënë 4 assist
Një tjetër mungesë në 23-shen më të mirë të Championsit, përvec Ronaldos është ajo e Erling Haaland, sensacioni I madh i Bundesligës me norvegjezin që u eliminua në 1/8 e finaleve me Dortmundin e tij
Skuadra e UEFA Champions league
Portierë: Manuel Neuer (Bayern), Jan Oblak (Atlético), Anthony Lopes (Lyon)
Mbrojtës: Alphonso Davies (Bayern), Joshua Kimmich (Bayern), Virgil van Dijk (Liverpool). Dayot Upamecano (Leipzig), Angeliño (Leipzig)*, David Alaba (Bayern)
Mesfushorë: Thiago (Bayern), Kevin De Bruyne (Man. City), Houssem Aouar (Lyon), Leon Goretzka (Bayern), Marcel Sabitzer (Leipzig), Marquinhos (PSG), Alejandro Gómez (Atalanta), Thomas Müller (Bayern)
Sulmues: Serge Gnabry (Bayern), Robert Leëandoëski (Bayern), Kylian Mbappé (PSG), Neymar (PSG), Lionel Messi (Barcelona), Raheem Sterling (Man. City).
Sfidanti.al