Probleme për Muçin, sulmuesi kuqezi largohet nga fusha

Probleme në horizont për Enrnest Muçin, me sulmuesin kuqezi që ka pësuar lëndim dhe është larguar nga fusha përpara kohe në ndeshjen Besiktas-Basaksehir. Muçi nuk mbërriti një top të hedhur drejt tij dhe reklamoi tërheqje. Trajneri Solskjaer nuk e fshehu trishtimin, pasi Muçi kërkoi zëvendësim. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare konsiderohet titullar nga Solksjaer, që u detyrua ta zëvendësojë me Zhoao Marion. Tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit.

sfidanti.al