Pretendentët për titull herë me nur, e herë..”pa burrë”!

Siç thonë për femrat që janë me nur, herë të bukura dhe herë të pabukura, edhe ekipet tona, sidomos ato që pretendojnë titullin, ia dredhin edhe ..pasqyrës! Tirana që hodhi në tapet Kukësin me gola dhe me cilësi loje, nuk të jepte as një shenjë lidhje gjaku me Tiranën që u dorëzua katërcipërisht me Vllazninë, kurse vetë Vllaznia, vetëm një javë më pas, u shfaq kundër Egnatias me rroba të vjetra,, si për të “prishur” syrin e keq, sa zbriti nivelin e lojës dhe të pamshmërisë, u shndërrua gati e panjohur edhe nga të dashurit e saj, tifozët që i shkojnë nga pas….

Pale ç’i panë sytë Kukësit me Tiranën? Mirë që mori 4 shuplaka të paharruara nga dyshja mbresëlënëse e sulmit bardheblu, Xhixha-Seferi , por hajde të gëlltitësh dhe kupën me helm të presidentit Gjici, kur ia plasi: “ Kukësi kishte hyrë në ndeshje për të mos e fituar..” Një fjali e koduar, nga një president që kur humbiste një ndeshje, as bëhet fjalë me 4 gola, “tundej dhe shkundej” dheu, e jo më futbollistet.
Dhe sipas “matematikës” që na ka mësuar loja që bëjmë me topin, e cila i trazon letrat në skenë dhe prapaskenë, bëj gati “rrjetën” e portës për të peshkuar golat e kundërshtarit. Dhe Kukësi kapi katër “peshq” të mëdhenj, mu në një ditë gjuetie , ku për hir të së vërtetës, nëse ndeshjen s’e lexon me sytë e presidentit, ata donin ta fitonin, por nuk ditën sesi. Iu lëshuan portës tjetër, që ishte e siguruar mjaftueshëm nga Hoxhallari me shokë , duke harruar të hapur portën e vet…

Sfidanti.al