Në Gjermani ekziston një klub krejtësisht i veçantë me qendrën në Mynih, dhe që ka dominuar futbollin vendas në 50 vitet e fundit, dhe ka qenë një superfuqi në Europë duke fituar 6 Champions si dhe trofe të tjerë të shumtë. Yjet më të mirë të Bundesligës luanin për Bajernin e Mynihut që shkatërroi çdo konkurrencë në atdhe dhe që pati një epërsi aspak të vogël ndaj rivalëve kontinentalë. Gjithsesi duket se modeli i Bajernit po kalon një provë tepër të vështirë. Trajnerët më të mirë dhe lojtarët më të mirë po zgjedhin të shkojnë në Angli, apo edhe tek Reali e Barcelona, gjë që nuk po lejon bavarezët të vazhdojnë me strategjinë e deritanishme. Këtë vit mund të kemi finalen e tretë angleze në 4 sezone në Champions. Një situatë e tillë u krijua në vitet 80-90-të kur miliarderët italianë financuan Serinë A për qejf duke marrë yjet më të mëdhenj. Në 20 vjet, Bajerni arriti vetëm 2 herë në finalen e Championsit (1982 e 1987) duke mos e fituar asnjëherë, ndërsa në vitet 90-të nuk “puthi” aspak. Ia doli vetëm 1 herë Dortmundi në 1997. Ky rrezik ekziston edhe tani me Premier Ligën.
Sfidanti.al