Premer Liga – dikur më e mira në botë, kurse tani rrezikon të bëhet cirk!

Futbolli, gjatë viteve, ka ndryshuar shumë, kanë ndërruar edhe disa rregulla, megjithëse, jo shumë, po rregullat e reja që po ofrohen, ka rrezik që ta shndërrojnë atë në një cirk! Mbas aplikimit gradual të sistemit të diskutueshëm VAR (Video Assistencë Referee), tani, në horizont ka dalë edhe një rregull i ri që duket pak si i çuditshëm në futboll.

Thuhet se ky rregull i ri do të synojë që t’i mbrojë gjyqtarët nga sulmet e lojtarëve. Anglezët po bëhen gati që të aplikojnë një rregull të ri, sipas të cilit, çdo përpjekje që të ndikohet te vendimi i gjyqtarit ose të ndonjë sulmi verbal kundër tij, do të mund të dënohet nga gjyqtari me 10 minuta përjashtim nga loja, pak a shumë, si në hokei ose hendboll!

Sfidanti.al