Guardiola eshte i vendosur; kerkon Iskon ne Etihad Stadium

Pep Guardiola e ka vendosur; do te tentoje te marre nen urdhrat e tij te Mançester Siti, Isko Alarkon nga Reali i Madridit. Kjo eshte ajo qe publikohet nga tabloidi britanik ‘The Sun’ sipas te cilit, trajneri katalanas u ka komunikuar drejtuesve te Mançester Sitit idene e tij per projektin e sezonit te ardhshem dhe Isko eshte nje prej elementeve te kryesore.

Gjithnje sipas ketij tabloidi klubi anglez nuk deshirom qe te humbase Iskon ashtu siç ndodhi me Sançez dhe Mahrez dhe ka bere gati oferten e pare per spanjollin qe eshte 86 milione Euro. Isko e sheh qe nuk eshte nder zgjedhjet kryesore te Zidan dhe per kete arsye ai po e mendon mundesine e largimit nga Reali edhe pse ne kontraten me klubin merenges ka nje klauzole te zgjidhjes se saj prej 700 milione Eurosh.

Sipas asaj qe publikohet te AS, Isko paguhet te Reali me 160 mije Euro shifer qe eshte shume e ulet ne krahasim me ate qe pergatitet t’i ofroje Mançester Siti; 9 ose 10 milione Euro ne sezon.

Sfidanti.al