As shenjtët s’i dëgjon Konte, zemra dhe këmbët drejt… Italisë

Antonio Konte ka refuzuar një ofertë që i ka ardhur atij nga kryesia e PSZH-së, duke bërë të qartë se të ardhmen e tij ai e sheh vetëm në Itali dhe në asnjë vend tjetër. Ky trajner italian, në fakt, ka edhe një vit tjetër që ta mbarojë kontratën e tij me Çelsin, por, sidoqoftë, po bëhen, gjithnjë e më të fortë, zërat se të dyja palët, pra Konte dhe Çelsi, janë gati që ta ndahen para kohe, ndërkohë që “blutë” e Londrës janë në kërkim të një trajneri më sulmues.

Ka lajme se Antonio Konte do të vihet në krye të përfaqësueses italiane, ndërkohë që “në lojë” janë edhe disa klube të gadishullit të Apenineve.

“Shenjtët” parisienë shpresonin se ndonjë ofertë e madhe do t’ia prishte mendjen trajnerit italian, por tani që ndeshën në një qëndrim kategorik të Kontes, klubi francez është vënë në kërkim të një trajneri tjetër dhe si kandidatë potencialë, tani, përmenden Karlo Ançeloti, Masimiliano Alegri dhe Luis Enrike, të cilin preferon edhe futbollisti më i mirë i PSZH-së, Nejmari.

Sfidanti.al