Prag Siti-Liverpul, në Angli kthehet futbolli i madh pas Botërorit!

Sezonin e kaluar ia dolën të kuqtë, të cilët fituan edhe trofeun. Mançester Siti e Liverpuli do të jenë sonte sërish përballë, në një sfidë me eliminim direkt në Kupën e Ligës, dhe kampionët në fuqi do të përpiqen të hakmerren. Pasi fituan 4 herë radhazi këtë trofe, të besuarit e Pep Guardiolës u eliminuan vjet nga ekipi i Jurgen Klopit, i cili më pas i mundi edhe në finalen e Superkupës. Gjithsesi, kampionët në fuqi të Anglisë kanë besim edhe për faktin se këtë edicion kanë treguar formë më të mirë sesa rivalët e mëdhenj. Nga ana tjetër, tifozët në stadiumin “Etihad”, në ishull dhe në të gjithë botën, do të provojnë emocione të mëdha që nga ora 21:00, sepse pas Botërorit kthehet Klasikja moderne e futbollit anglez.

Gjithsesi, Siti nuk do të jetë me përbërjen e zakonshme, përkundrazi. Plot 14 lojtarë që ishin në Botëror me kombëtaret e tyre nuk pritet të luajnë, edhe pse Halandi, De Brujne apo Gyndogani janë gati. Guardiola hedh sytë përtej këtij trofeu, pikërisht drejt Championsit. “Nuk është i vetmi trofe që duam, por është kryesori, – thotë ai, – Karriera ime tek Siti nuk do të ishte e plotë pa Championsin. Sa për ndeshjen sot, është një sfidë mes dy ekipeve të shkëlqyera, me lojtarë të mëdhenj. Po flasim për. Kemi mungesa, ndonëse mendoj se yjet që ishin në Kupën e Botës mund të jenë më shumë në formë sesa Halandi.

Liverpuli ndërkaq ka qenë në formë gjatë periudhës së ndërprerjes, siç e tregoi edhe fitorja 4-1 në miqësore ndaj Milanit. Natyrisht, një sfidë zyrtare është diçka tjetër, ndonëse të kuqtë duken të lumtur me afrimin e Krishtlindjeve dhe duan që t’i bëjnë vetes një tjetër dhuratë. Për më tepër, duelin e kampionatit e fitoi pikërisht Liverpuli.

Sfidanti.al