Alegri: Di Maria ishte i shkëlqyer, shpresoj që të jetë arma jonë e fortë!

Juventusi është rikthyer në pozita më të mira në kampionat, ndërsa i ka thënë “lamtumirë” Championsit. Trajneri Maks Alegri ka shpresë se ekipi i tij do të ketë mundësi të jetë ndër 4 ekipet e para në Serinë A, pra të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshme. Për këtë, tekniku veteran i duhet çdo lojtar që ka në dispozicion, që t’i kthehen Kieza, Bonuçi, Pogba, Kuadrado. Do t’i duhet edhe një Angel Di Maria që u duk në formë të madhe me Argjentinën dhe doli kampion i botës. “Di Marinë e pashë shumë të frymëzuar, – thotë Alegri, – shpresojmë që të jetë një armë e fortë për ne në fazën e dytë”.

Sfidanti.al