Në stol ka një trajner me 18 vjet punë mbi supe. Skuadra vendase zbuloi në 2020 vlerën e patreguar të Stefano Piolit që është kthyer tani në një nga emrat më të shquartë Italisë, madje i respektuar edhe në Europë. Me këtë teknik, në kontrast me njeriun e stolit të Juventusit që ka vetëm pak muaj në profesion, Milani ka shpresë të realizojë misionin e madh, krejtësisht të pamendueshëm 12 muaj më parë, t’i japë fund hegjemonisë së “Zonjës së Vjetër” në Serinë A dhe të hapë një epokë të vetën.
E ka treguar për shumë muaj, ndërsa sot ka rastin për ta dëshmuar edhe më qartë në sfidën direkte në “San Siro” në 20:45. Milani kryeson renditjen me 37 pikë ndaj 36 të Interit, ndërsa Juventusi ka 27 dhe një ndeshje më pak. “Duam që të fitojmë, – thotë Pioli, – edhe pse është shumë shpejt për të folur për sfida vendimtare për titull. Nuk dua, megjithatë, të frenoj entuziazmin e djemve”. “Ne nuk jemi jashtë garës për titull, madje edhe nëse humbasim sonte, – thotë trajneri juventin, Pirlo, – një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Një ndeshje e madhe, e kam luajtur si lojtar, tani jam si trajner”.
Milanit i mungon Ibrahimoviçi, Bensaeri e Zelemekeri, Juvja është pa Moratën, Kuadradon e Aleks Sandron. Ka edhe një duel interesant sfida e sotme. Kristiano Ronaldo është shënuesi më i mirë në Serinë A këtë sezon, dhe i dyti më i mirë në historinë e futbollit (sipas disa statistikave), ndërsa Donaruma është portieri më i mirë i Serisë A.
Milani: Donaruma, Kalabria, Kjer, Romanjoli, Teo Hernandez, Kruniç, Kesi, Kastijeho, Çalhanoglu, Rebiç, Leao. Tr. Pioli
Juventusi: Shezni, Demiral, Bonuçi, De Ligt, Kieza, Mekkeni, Betankur, Danilo, Ramsej, Dibala, Ronaldo. Tr.Pirlo
Sfidanti.al