Prag Fiorentina-Juventusi, Dushan Vlahoviç mund të jetë në stol!

I pyetur se çfarë do të ndodhë me sulmuesin serb, Masimiliano Alegri, qeshi dhe tha se “problemet janë të tjera”. Gazetarët kishin interes të dinin çdo të bëhej me Dushan Vlahoviçin që mund të pritet keq nga tifozët e Fiorentinës. Luhet sot Fiorentina-Juventus, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, por Vlahoviç mund të lihet në stol sepse në repartin ofensiv mund të jetë Kean. Dibala nuk luan për shkak dëmtimi po ashtu Bernardeski që pritet të kthehen në ekip nesër. “Zonja e Vjetër” ka shumë mungesa. Zakaria u dëmtua në Empoli, dhe Lokateli mund të kthehet në formacion. Alvaro Morata luan në sulm, De Shilio në mbrojtje. Bonuçi nuk luan, ndërsa trajneri Alegri thirri edhe lojtarë të rinj si Ake, Sule, Mireti dhe Stramaçoni.

Formacioni i mundshëm: Perin, Kuadrado, Danilo, De Ligt, De Shilio, Ake (Sule), Lokateli, Artur, Rabio, Vlahoviç (Kean), Morata.

Sfidanti.al