Kepa heq mendjen nga finalja me Liverpulin, e ndihmon e dashura ish-Mis Universi!

Momentin e pati shumë të vështirë, pasi hyri në lojë në fund të 120-minutave për të zgjidhur problemin e penalltive, por vendosi për keq serinë e 11-metërshave duke humbur gjuajtjen e fundit. Portieri i Çelsit, Kepa, padyshim nuk e përjetoi mirë mbrëmjen e së dielës në finalen e Kupës së Ligës angleze (Karabao), Çelsi-Liverpul, por ai ka një “bar magjik” që e ndihmon të kalojë dëshpërimin. Ky “bar magjik” është e dashura e tij, ish-Mis Universi në Spanjë, Andrea Martinez. Vajza 29-vjeçare deklaroi se është e padrejtë të akuzohet i dashuri i saj, që është një njeri punëtor, i ndershëm dhe shpirti më i bukur që ajo ka njohur në jetë.

Sfidanti.al