Sa i jep PSG-ja Mbapesë? 100 milionë euro në dorë dhe 50 milionë euro në vit!

Nëse flitet për 5 vjet kontratë, kjo do të thotë se ky futbollist do të fitojë 350 milionë euro, nëse do të jetë për 4, atëherë do të marrë “vetëm” 300 milionë! Ky është realiteti, sipas mediave spanjolle dhe atyre franceze, ndërsa presidenti i Paris SG, Al Helaifi, po bën gjithçka që ta mbajë Kilian Mbapenë në ekip dhe të mos e lejojë që të shkojë tek Reali i Madridit. Nuk dihet se çfarë do të bëjë kampioni i botës, ndonëse pas ndeshjes me Sent Etienit e shprehur një dëshirë për të arritur rekordin e golave të klubit që e ka Edinson Kavani me 200. Mbapeja ka 156 gola po aq sa Zllatan Ibrahimoviçi duke qenë në vend të dytë.

Sfidanti.al