Pas Barçës, Halandin e takon edhe Siti … me katalanasin Çiki Begiristain

Presidenti Zhoan Laporta ishte i pari që e bëri këtë hap dhe takoi Mino Raiolën. Objektivi ishte Erling Halandi që në verë do të largohet nga Dortmundi, dhe që po mendohet se ku do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën. Mançester Siti bëri lëvizjen menjëherë pas Barcelonës, dhe takoi Raiolën. Në takim ishte, për ironi të fatit, një katalanas. Çiki Begiristain ka qenë drejtues në “Kamp Nou” në kohën e Guardiolës, ndërsa tani është sërish me Pepin, veçse në “Etihad”. Nuk dihet nëse Siti do t’ia arrijë qëllimit, pasi edhe Reali e kërkon Halandin, por edhe ndoshta Paris SG, Mançester Junajtidi apo Bajerni.

Sfidanti.al