Vera mund të sjellë të reja në “Parkun e Princave”, por transferimi më i madh i verës nuk do të bëjë hapa prapa. Lionel Mesi, siç shkruajnë mediat franceze, e ka mbledhur mendjen që të qendrojë tek Paris SG, ndërsa dalë nga dalë po përshtatet dhe po gjen veten. Sfida e fundit ndaj Sent Etienit tregoi se ai është në formën e tij më të mirë, me dy asistët për Kilian Mbapenë, sidomos për golin e dytë që ishte krejtësisht vepër e argjentinasit. Aksion i nisur dhe i zhvilluar vetëm, krijim hapësire për veten, driblim i 3-4 lojtarëve kundërshtarë dhe pastaj pasim “kirurgjikal” për Mbapenë. i mbiquajtur “golshënuesi dhe organizatori më i mirë në të gjitha kohët” ndjen kënaqësi që luan me Mbapenë (nuk dihet nëse e ndjen këtë për Nejmarin), ndërsa pritet të shihet se çdo të bëjë francezi. Ndoshta shkon tek Reali, por shok sulmi si Mesi nuk ka për të gjetur në asnjë skuadër tjetër.
Sfidanti.al