Në Perëndim nuk ka ndonjë simpati për presidentin e Rusisë, sidomos në vendet anglosaksone, por edhe në ato skandinave apo baltike. Vladimir Putinit po i hidhen “munxët” nga të gjitha anët pasi urdhëtoi agresionin ndaj Ukrainës (diçka që nuk u bë për ish-presidentin amerikan, Xhorxh Bush, që urdhëtoi pushtimin e Irakut). Gjithsesi, në Britaninë e Madhe, në vetë Anglinë që duket më ekstremja nga të gjitha vendet, është një njeri që i del në krah Putinit. Ky është personaliteti i fuqishëm i Formula 1 (tashmë i tërhequr dhe në moshën 91-vjeçare), Berni Ekëlstoun. “Për mua Putini është njeri direkt dhe i respektueshëm, – tha anglezi, – ai bëri saktësisht atë që tha se do të bënte, pa asnjë diskutim”. Ekëlstouni tha se pilotët nuk dihet ta bojkotojnë Çmimin e Madh të Rusisë në Soçi dhe se gara duhet të zhvillohet edhe nëse nuk shkon kampioni i botës, Maks Verstapen.
Sfidanti.al