Egjiptiani nuk është i dëmtuar, por është padyshim i lodhur dhe i stresuar pas eliminimit me kombëtaren në plej ofin e Kupës së Botës. Të shtunën, po ashtu Mohamed Salahu pati një drekë rraskapitëse ndaj mbrojtjes së Uatfordit dhe trajneri i tij, Jurgen Klop, mund ta lerë fillimisht në stol në sfidën e Championsit ndaj Benfikës në Lisbonë. Në sulm mund të jenë Diogo Zhota, Sadio Mane dhe Luis Diaz, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që Salahu të jetë në formacion. Lajm i mirë për Liverpulin është që Trent Aleksandër-Arnold është i gatshëm pasi ishte në stol ndaj Uatfordit.
“Ne nuk jemi favoritë në asnjë konkurrim ku marrim pjesë, – thotë Klopi, – as në Premier Ligë dhe as në Champions, por gjithsesi kemi mundësi të fitojmë trofe dhe të gëzojmë tifozët tanë. Për të fituar 4 trofe as nuk ia vlen të mendojmë tani. Duhet të mendojmë për Benfikën, një kundërshtar shumë i fortë që eliminoi Barcelonën dhe Ajaksin”. Portugezët kanë dëmtime me Pinjon dhe Verisimon, por Tarabt dhe Seferoviç janë kthyer, por 7 lojtarë kanë rrezikun e pezullimit nëse marrin karton të verdhë.
Benfika: Vlahodimos, Zhilberto, Otamendi, Vertongen, Grimaldo, Silva, Mario, Vajgl, Everton, Nunjez, Jaremçuk (Seferoviç).
Liverpuli: Alison, Aleksandër-Arnold, Matip, Van Dajk, Robertson, Henderson, Fabinjo, Tiago Alkantara, Zhota, Mane, Diaz (Salah).
Sfidanti.al