Mesfushori francez i Mançester Junajtidit, Pol Pogba, zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në fillim të sezonit të ri të Premier Ligës, pasi “djajtë e kuq” mundën 2-1 Lesterin dhe golin e parë, me penallti, e shënoi që në fillim Pogba që u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Mbas ndeshjes, gazetarët e pyetën futbollistin francez për marrëdhëniet e tij me Murinjon dhe ai u përgjegj, por më shumë, duke bërë aluzione, por të pranishmit e kuptuan se ai e kishte fjalën për “Specialin”.
“Unë jam po ai Pogba i Botërorit. Ky është një ekip tjetër, por unë, si gjithnjë, jap maksimumin. Kur njerëzit kanë besim te ty, gjithçka bëhet më e lehtë. Nëse ti nuk je kënaqur dhe nuk bën atë që do, atëherë, nuk ka kuptim që të punosh”, tha Pogba, ndërkohë që pyetjes sësi ndjehet momentalisht, ai u përgjigj shkurt: “Ka ca gjëra, për të cilat nuk mund të flas dot, sepse, përndryshe, do të më dënojnë”.
Sfidanti.