Tifozëve të Verderit u kthehet dashuria e vjetër, Klaudio Pizarro

Është 39 vjeç, dhe në tetor do të mbushë 40, por nuk ka ndërmend ta mbyllë me futbollin. Klaudio Pizarro hapi një tjetër “faqe” të karrierës së tij të gjatë, duke bërë një rikthim. Pas një viti te Këlni, u vesh përsëri me fanelën e Verderit të Bremenit, me të cilën ka luajtur për 8 sezone, në momente të ndryshme të karrierës.

Tifozët e përshëndetën nxehtësisht dashurinë e vjetër, edhe pse ai ishte në stol në ndeshjen e humbur 2-3 ndaj skuadrës spanjolle të La Ligës, Vijarrealit. Më pas, Pizarro u aktivizua në minutën e 76-të për kënaqësinë e madhe të publikut, madje asistoi golin e barazimit të përkohshëm 2-2 me krosimin për Osakon në minutën e 88-të.

Edhe pse 39 vjeç e kusur, sërish Pizarro fiton ende gati 5.5 milionë euro në sezon, dhe është golshënuesi i 9-të më i mirë në Kupën UEFA dhe Ligën e Europës, me 24 rrjeta. Ai ka shënuar mbi 300 gola në mbi 700 ndeshje për klubet, ndërsa ka luajtur edhe për Deportivo Peskeron e Alianza Limën në Peru, Bajernin, Çelsin e Këlnin në Europë.

Sfidanti.al