Sa shumë hipokrizi luhet në futboll, shëmbulli i spikatur Bonuçi…

Klubi i Juventusit prezantoi “renegatin” e kthyer në ekip, Leonardo Bonuçi, që vetëm mbas një sezoni që kaloi te Milani, e vesh përsëri bluzën e “Zonjës së vjetër”. “Kur vendosa që të largohem nga Juventusi, këtë e bëra, kur mendjen nuk e kisha të kthjellët, duke iu hapur rrugën emocioneve që të më kontrollonin mua”, vuri në dukje Bonuçi, duke vazhduar më tej:
“Unë jam juventin që në lindje, prandaj edhe u ktheva. Sigurisht që vendimet që ju merrni, kur e keni kokën ‘të nxehtë’, nuk janë vendimet e vërtetë. Për këtë arsye, unë dua që ta falënderoj presidentin e klubit, drejtorët e tij, agjentët dhe Milanin që më mundësuan mua që të kthehem në vendin që unë e konsideroj si shtëpinë time”, tha Bonuç.
Sa për kujtësë, Bonuçi ishte pjesë e “rokadës” së madhe, si rezultat i së cilës Milani siguroi shërbimet e Gonzalo Higuainit (i huazuar) dhe të futbollistit të ri, Matia Kaldara.
Sfidanti.al