Gonzalo Higuain shenoi ndaj Realit te Madridit me trofeun ‘Santiago Bernabeu’ golin e tij te pare me fanelen e Milanit. Por kjo nuk u mjaftoi kuqezinjve dhe kete e pranoi edhe vete trajneri Xhenaro Gatuzo.
‘Mendoj se qe nga momenti qe ka ardhur te ne Higuain eshte permiresuar ndjeshem-tha Gatuzo-kemi nevoje per te gjithe futbollistet. Vetem me Higuainin nuk shkojme asgjekundi. Lojtaret po e ndihmojne njeri-tjetrin’.
Ndeshja me Realin e Madridit ishte miqesorja e fundit e Milanit persa i perket fazes pergatitore duke qene se fundjaven e ardhshme do te nise sezoni i ri ne Serine A.
Sfidanti.al