Paska qenë një problem për trajnerin e Paris SG, ndonëse ai ka vendosur që ishte më mirë të ishte besnik i vetvetes sesa të shtirej. Maurisio Poçetino pohon se i krijoi vetes një problem kur i tha Kilian Mbapesë dhe Nejmarit se Lionel Mesi meriton të fitojë Topin e Artë të “Frans Futbollit” për këtë vit. “U thashë Kilianit dhe Nejmarit se do ta fitojë Mesi, – u shpreh argjentinasi, – dhe m’u përgjigjën se nuk do të ndodhë kështu. Gjithsesi, për mua ka rëndësi që ta fitojë një lojtar i Paris SG, ndonëse Leo e meriton”. Poçetino thekson se është në pritje të nivelit maksimal të treshes sulmuese MNM, dhe se objektivi kryesor i sezonit është fitorja e Championsit. “Do të ishte dështim nëse nuk do ta fitonim”, – tha ai.
Sfidanti.al