Gjermanët tallen me Sançon: Më quani 007!

Legjenda është e thjeshtë, me 0 gola, 0 asistë dhe 7 ndeshje të luajtura! Kjo ishte gjetja e televizionit Skaj për Gjermaninë për të karakterizuar sezonin e deritanishëm të Xhejdën Sanços. Ylli i Anglisë u transferua nga Dortmundi tek Mançester Junajtidi, madje me shpresa se mund të shpërthente në “Old Traford”, por deri tani nuk ka asnjë shkëlqim. Madje tabloja do të ishte më e plotë nëse do të shtoheshin edhe 4 ndeshjet e konkurrimeve të tjera, ku gjithashtu nuk ka gola dhe asistë. Kjo do të thotë se Sanço në versionin “djall i kuq” mund të quhet jo agjenti 007, por agjentin 0011!

Sfidanti.al