Nuk ishte aspak i vjetër, pasi 73 vjeç mund të quhet një njeri shpesh ende në gjendje për të punuar. Kaq “pranvera” kishte mbi supe Uolter Smith (Walter Smith), trajneri i shquar skocez që arriti suksese të dalluara në karrierë, drejtoi Rejnxhërsin e Skocinë si dhe u bë krahu i djathtë i Sër Aleks Fergusonit tek Mançester Junajtidi. Smithi pati një sëmundje të gjatë, një operacion në mars ndërsa mbylli sytë në spital. Ai ishte dy herë trajner i Gllazgou Rejnxhërit duke fituar 10 tituj në Premier Ligën skoceze, ndërsa punoi edhe tek Evertoni në vitet 1998-2002. Në 2004 ishte ndihmës i Fergusonit në “Old Traford”, ndërsa në 2004-2007 drejtoi kombëtaren e Skocisë duke arritur fitoren legjendare 1-0 ndaj Francës nënkampione të botës, që e ngjiti ekipin “me fustanella” me 70 vende në renditjen e FIFA-s.
Sfidanti.al