Kumbulla i shpëton hakmarrjes së Murinjos, grumbullohet për Kaljarin

Humbja në Norvegji në Ligën e Konferencës ishte një goditje e rëndë, jo vetëm për Romën, por edhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Marash Kumbulla ishte në formacion, bashkë me Majoralin, Vijarin, Rejnoldsin dhe Diauaranë, veçse ishte i vetmi lojtar që nuk u ndëshkua pas katastrofës 1-6 me Bodo Glimtin. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 21-vjeçar u grumbullua në ekipin e Romës për ndeshjen në fushën e Kaljarit këtë mesjavë në Serinë A. Gjithsesi, “La Gazeta delo Sport” shkruan se vendimi i Murinjos erdhi nga halli, sepse nuk kishte qendërmbrojtës rezervë ndaj Napolit, dhe jo sepse ai është i bindur tek aftësitë e Kumbullës. Gjithsesi, qendërmbrojtësi është i vendosur për t’i treguar trajnerit portugez se vlen shumë më tepër seas mendon ai.

Sfidanti.al