Flitet për futbollistë shumë të mirë dhe nga ata që kanë peshë në ekip. Më parë përmendëm emrat e Xhoshua Kimihut dhe Leon Goreckës, që ishin të tronditur me largimin e trajnerit Julian Nagelsman, madje edhe të zhgënjyer. Mediat gjermane shkruajnë se ka edhe futbollistë të tjerë që nuk e kanë pritur mirë vendimin e drejtuesve, të tillë si Matijs De Ligt, Pavar, Upamekano, Sane apo Musiala, por ndoshta edhe Tomas Myler. Të gjithë këta e falenderuan Nagelsmanin për punën e bërë, duke vlerësuar përpjekjet e tij. Gjithsesi, në klub mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur me Tomas Tuhelin.
Sfidanti.al