Fluturimi “pa motor” i portierit Menja shpëtoi Francën!

Nënkampionët e botës mund të ishin të shkëlqyer ndaj Holandës duke fituar 4-0, por kur shkuan në ishull e patën kaq shumë të vështirë. Irlanda e vuri në vështirësi të madhe Francën në Dublin, dhe u desh një mrekulli goli e yllit të Bajernit, Pavar, për të fituar 1-0. Po ashtu, u desh një mrekulli e dyfishtë e portierit të Milanit, Menja, që rezultati të mos barazohej. Menja u desh të fluturonte dy herë në minutat e fundit për të mos lejuar tundjen e rrjetës. E përditshmja spanjolle “Marka” titulloi bukur se Menja bëri “fluturim pa motor”.

Sfidanti.al