Në ndeshjet që zhvillon Bresha e Serisë B, shumë tifozë dhe skautë të klubeve të mëdhenj vijnë që të shohin futbollistin e tij të talentuar, Sandro Tonali, 18 vjeç, që luan si mesfushor. Ngjajshmëria e tij me Andrea Pirlon është e pazakontë, si nga ana fizike, ashtu edhe nga mënyra e lojës. Vendosja në fushë, mënyra sesi e godet topin dhe jep pasimin, lëvizja në fushë.., madje edhe gjestet si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, gjithçka të kujton mesfushorin e famshëm italian, Pirlo, për më tepër që edhe ky i fundit e ka nisur karrierën te Bresha, me të cilën luan aktualisht Tonali.
“Kam mendimin se Tonali ka përpara një karrierë të madhe. Ai i ka të gjithë cilësitë që të bëhet një futbollist i madh”, deklaroi Andrea Pirlo për Sandro Tonalin, të cilin ai e ka njohur që sezonin e kaluar.
Sipas agjentit të Tonalit, ka mundësi që Bresha ta lejojë këtë futbollist të ri që të ikë, pasi për të të paguhen 15 milionë ose 20 milionë euro. “Deri tani, asnjë lojtar tjetër më i shtrenjtë nuk ka luatur në Serinë B. Ai me siguri që do ta thyejë rekordin e Marko Veratit që shkoi te PSZH-ja për 12 milionë euro”, deklaroi agjenti i Tonalit, duke shtuar se atë e kanë kontaktuar Milani, Juventusi, Roma, etj. që po garojnë njëri me tjetrin për shërbimet e këtij futbollisti shumë të talentuar italian.
Sfidanti.al