Le ta marrim historinë që nga koha e Xhovani Trapatonit, dhe jo më parë. Trajnerët e Juventusit kanë qenë përgjithësisht fitues në debutimin e tyre në Serinë A, diçka që tani i kërkohet për forcë zakoni edhe Andrea Pirlo. “Çfarë debutuesi je, Pirlo”, titullon në formë pyetëse “La Gazeta delo Sporti”. Kjo do të mësohet pas ndeshjes së sotme ndaj Sampdorias që fillon në 20:45.
Trapatoni e nisi me fitore 3-2 në fushën e Lacios në 3 tetor 1976. Dhjetë vjet më vonë, Rino Markezi e filloi me fitore 2-0 në fushën e Udinezes në 14 shtator 1986. Pas tij erdhi legjenda e portës, Dino Zof, që fitoi së pari 3-0 në fushën e Komos në 9 tetor 1988. Pas largimit të Zofit pati një periudhë kaotike në Torino. Trajneri i ri, Luixhi Maifredi, arriti fitore 2-1 në fushën e Parmës në 9 shtator 1990. Trapatoni u rikthyer në 1991-1992 me fitore 1-0 ndaj Fiorentinës në Torino. Epoka e re nisi me Marçelo Lipin në shtator 1994, veçse me barazim 1-1 në fushën e Breshës. Edhe Karlo Ançeloti nuk shkoi më larg se një 1-1 në Torino ndaj Rexhinës në 29 gusht 1999.
Marçelo Lipi u kthye sërish, këtë herë me fitore 4-0 ndaj Veronës në Torino në 26 gusht 2001. Fabio Kapelo e nisi me 3-0 në fushën e Breshës në 12 shtator 2004, ndërsa Antonio Konte po me fitore, 4-1 ndaj Parmës në 11 shtator 2011. Masimiliano Alegri fitoi 1-0 në debutim në fushën e Kievos në 30 gusht 2014, ndërsa Mauricio Sarri po ashtu fitoi 1-0 në fushën e Parmës në 24 gusht 2014.
Sfidanti.al